Petrit Vasili: Të vërtetat për vdekjet e Covid kanë marrë dhenë, por SPAK i kapur nuk heton qeverinë
LSI i kërkon SPAK të hetojë fshehjen e vdekjeve nga Covid nga ana e qeverisë
Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook i referohet një raporti të FMN-së sipas të cilit Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”.
“Fondi Monetar Nderkombetar konfirmon perfundimisht qe Shqiperia kishte vdekjet me te larta ne Europe nga Covid. Kjo eshte situata e vërtetë tragjike dhe mijëra familje kanë humbur të dashurit e tyre.
Qeveria jo vetem i fshehu vdekjet dhe i hidhëroi dyfish shqiptarët, që kanë humbur familjarët e tyre, por kreu edhe një krim të vërtetë shtetëror. Të vërtetat për Covid-in dhe qëndrimin kriminal të qeverisë së rilindjes kanë marrë dhenë brenda dhe jashtë Shqipërisë” shkruan Petrit Vasili.
Më tej nxit SPAK të nisë hetimet
“SPAK-u për shkak të kapjes është vendosur në pozicion shumë të shëmtuar dhe antiligj. SPAK-u ç'pret më për të filluar hetimin. Kaq i kapur është SPAK-u sa që as vdekjet nuk e lëvizin nga vendi dhe jo më te luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin!"
Sipas grafikut, në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), Bosnjë (+15%).
