Dikur dyshohej për moshën, tani Real Madrid do me çdo kusht Kessie
Jo më kot shtypi italian shkruan se e ardhmja e Franck Kessie te Milani është në pikëpyetje të madhe.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në vitin e fundit të kontratës me Milanin dhe po luan me shumë porta për të ardhmen teksa kërkon shumë për të rinovuar e nga ana tjetër po “flirton” me shumë skuadra.
Pas PSG tani është futur në garë edhe Real Madrid dhe siç shkruan “AS” mesfushori ka bërë një ngjitje të madhe në karrierë dhe kujton kur në 2013 në Botërorin e të rinjve për 17-vjeçarët, Kessie dyshohej se ishte 5 vite më i madh për shkak të fizikut dhe potencës së tij.
Me kalimin e viteve, ai nisi të ngjitej e të shkëlqente ndërsa tani shihet si një nga mesfushorët më dinamikë dhe Milani ndoshta e ka humbur kur mendon që një lojtar ka ofertë nga Real Madrid apo PSG!/Ora News/.
