Lëreni të qetë Musinen!
E ndjera dhe simboli i moralit dhe ndershmërise intelektuale dhe stoike në kalvarin e Golgotës se jetës së saj.
E burgosur 16 vjet dhe e interrnuar 22 vjet, gjithmonë në vetmi, pa i’u afruar kurrë askush, as nga të afërmit e saj, madje e braktisur qe te ruanin veten, as ndonjë letër, se për ta ndihmuar nuk bëhej fjalë.
Sot, kushërira të shtatëmbëdhjeta të saj mundohen të paraqiten si të afërta të Musines, duke u paraqitur si të persekutuara, kur në fakt, kanë qenë në shtresën e të privilegjuarve të regjimit dhe as kanë dashur të dinë per kalvarin e Musines. Në të kundërt ….
Kjo është sa Imorale dhe e neveritëshme, ku paftyrësia arrin kulmin! Me plagët, vuajtjet, moralin, qëndresën e Musines, duan t’i veshin si vlera të tyre në karnaval-llëkun e tyre demo(n)kratik.
Në epilogun e saj, Musineja ka shkruar:
“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej.
Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim.
Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit.
Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç'domethënë familje.
Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike.
Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës”./OraNews/
