Nuk mjaftojnë 360 min! Opozita sherr me mazhorancën në Kuvend për kohën e diskutimeve
Kuvendi u përfshi në debate që në nisje të seancës lidhur me kohën e diskutimeve.
Nikolla: Koha e diskutimeve sot është 360 minuta dhe ndahet në mënyrë përpjestimore sipas grupeve. 190 min PD, 113 PD, Aleanca për Ndryshim 18 min, Drejtësi dhe Integrim 18, deputetët jashtë grupeve 20 minuta.
Rushaj: Edhe kjo seancë po bëhet në shkelje të rregullores për kohën e diskutimeve. Rregullorja ka parashikuar të drejtën e çdo deputeti për të folur 10 minuta. Ajo që është vendosur në Konferencën e Kryetarëve në mënyrë të njëanshme është në shkelje të hapur të rregullores.E kutpjmë që nuk doni të na lini të flisni por nuk është diçka që mund ta vendiosni dhe ta vendosni ju. Ju ftoj të shfuqizoni vendimin dhe ti jepni kohë çdo deputeti të flasë 10 minuta.
Nikolla: Kemi vetëm detyrimin për të zbatuar vendimin e marrë në konferencën e Kryetarëve.
Bardhi: Është çështje e zgjidhur nga rregullorja.E nisni seancën duke thënë se nuk më intereson çfarë thotë rregullorja e Kuvendit por çfarë vendimi ka marrë Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve.Nuk mund ti hiqni të drejtën e fjalës çdo deputeti në sallë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite parlament, ku 68 deputetëve të opozitës u thuhet do të flisni gjithësej 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka njohur të drejtën 630 minuta. Duhet të ndërprisni tani seancën, të mblidhni Konferencën e Kryetarëve dhe të shfuqizoni vendimin e paligjshëm që keni marrë në shkelje të rregullores. Opozitës nuk mund ti mbyllet goja në një vend normal. Na sqaroni arsyen? Doni ti hiqni të drejtën e fjalës opozitës?Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument zonja kryetare. Pse na hiqni të drejtën e fjalës.
Nikolla: Jemi në kohë pandemie, sollëm eksperiencat e gjithë parlamenteve si operojnë me kohë të kufizuar. Rritëm minutazhin nga 300 në 360 minuta me vendimmarrje të përbashkët.
Bardhi: Nuk ka lidhje me pandeminë, 22 mijë tifozë në stadium. Kush ju ka thënë ju zonja kryetare që po të rrimë në sallë 360 min nuk na zë virusi dhe po të rrimë 800 min na zë virusi? Kush ju ka thënë ju zonja kryetare që virusi përhapet po të flasin deputetët e opozitës ndërsa po të shkojnë 22 mijë tifozë në stadium nuk përhapet virusi. Këto argumente qesharake bëjini me njëri-tjetrin por jo me deputetë të opozuitës. Kemi një rregullore, është e qartë, nuk ka asnjë rast përjashtimor përveçse një çështje konkrete.
Shehu: Sapo bëtë një shkelje të rëndë të procedurës, nuk jeni zëdhënëse e mazhorancës. Se kuptoni rolin. Nuk është Kuvendui as i kryeministrit, as ministrave, por deputetëve sovranë. Të vendoset ajo e drejtë e panegociueshme e deputetëve. Ju duhet të kërkoni që deputetë të jenë sda më efektivë. Çfarë ka deputeti përveç fjalës? Ka shpallë njeri gjendje të jashtëzakonshme në Shqipëri.Zoti kryeministër, keni shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Shqipëri? Nuk keni shpallur. Ndërprisni seancën dhe vendosni rregullin, ndryshe duhet të merren masa të tjera nga deputetët. Ju kujtohen komisionet, u desh të vendosej mospjesëmarrja që të ktheheshim në normalitet.
Balla: Mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve janë të mbyllura, procesverbali është publik dhe do bëhet publik dhe diskutimi që kemi pasur jo vetëm dje por në disa mbledhje. Nga dy krahët e kësaj salle është rënë dakord që deri në vaksinimin e plotë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë si rregull i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve. O Tritan, e kuptoj që foltorja ka problemet e veta por më lër ta mbaroj këtë foltoren time këtu. Me konsensus kemi dakordësuar ti kthehemi punës në komisione pa asnjë limit dhe po me konsensus është rënë dakord dje të shtohet një orë për shumën e çështje. Në këtë moment zhvillohet seanca plenare e PE në Strasburg, ka filluar diskutimet në 9 dhe mbyllet në 13. Mbi 708 eurodeputetë kanë një kohë diskutimesh 4 orë. U tha nga një profesionist i nderuar i fushës së shëndetësisë këtu se nuk qenkemi në gjendje të jashtëzakonshme, zotëri jemi në gjendje pandemie botërore. Nuk ka asnjë parlament në Europë që nuk i zhvillon seancat plenare me kohë të reduktuar. Ende kemi deputetë që nuk kanë kryer detyrimin, të mbyllim procesin e vaksinimit. Kur të kemi situatën në kontroll do ecim hap pas hapi por mos abuzoni me rregulloren. Kompeteca është e Konferencës së Kryetarëve. Demokracia është çështje numrash, është marrë një vendim. Në konferencën e Kryetarëve të javës pasardhëse do ulemi përsëri.Nuk kemi mbaruar luftën. Vazhdojmë seancën se kemi plot çështje dhe jam shpresëplotë se në fund do të kemi dakordësi për disa çështje, ka filluar një dialog konstruktiv shumicë-pakicë dhe ti çojmë gjërat përpara.
Vasili: Censurën e të folurit harrojeni! Ju cituat kërkesën që ju kam bërë juve, thelbi ka qenë që koha nuk negociohet.Dy të drejta janë të padiskutueshme, e drejta e votimit dhe të folurit jo më pak se 10 min. Boll e shpërdoruat pandeminë, boll u tallët dhe boll e keni përdorur politikisht. Kjo sallë është pro pandemi,me këto rregulla te këshilli i ministrave do ishin 4 veta. Boll e përdorët pandeminë, e keni përdorur në mënyrën më të shëmtuar. Historia që koha përdoret për të ndalë pandeminë është një turp që nuk dëgjohet gjëkundi.Kemi qëndruar 17-18 orë për programin e qeverisë por atëherë nuk ishte pandemia, qenka sot. Nuk po flas për 22 mijë veta në stadium, përfshirë inagurimin e Teatrit të Operas.