Moti sot: Temperaturat ulen deri në 1°C, reshje shiu dhe bore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2021, 08:51
Një sistem i dendur vranësirash i vendosur që orët e natës do të sjellë reshje të bollshme në territor ku zonat Veriore dhe Qëndrore do të kenë reshje me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa në zonat Jugore reshjet herë pas herë do jenë me intensitet të lartë.
Sipas MeteoAlb, ky sistem vranësirash do të sjellë reshje dëbore në zonat malore Verilindore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi VeriLindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë.
