"Bukë e kripë, nuk kemi lekë" Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë për bukën e gojës

Edhe pse jetojmë në vitin 2021, vështirësitë ekonomike të shqiptarëve nuk kanë të ndalur.

Qytetarët në vendin tonë vazhdojnë të vuajnë për bukën e gojës.  

Çfarë konsumojnë shqiptarët, cilat janë preferencat e tyre në ushqim? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

"Vetëm kripë, s'kemi lekë", u shpreh një qytetar.

Pamundësia ekonomike i ka kufizuar qytetarët në konsumimin e ushqimeve bazike, siç është buka dhe nën prodhimet e drithërave.