Kërcënim nga Serbia për tensionet në Veri, Vuçiç-Lajçakut: Ndaloni shqiptarët, ose ndryshe merremi ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ku dhe është diskutuar dhe situata në Veri të Kosovës.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç i ka thënë Lajçak që duhet të ndalojnë palën shqiptare, ose do ta bënte Serbia.

“Ndaloni ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, ne do t’i ndalim”, deklaroi Vuçiç se i ka thënë Lajçakut. Për të gjitha këto sot, shqiptarët kishin mbështetjen e një force të jashtme.Është një shtet që nuk është anëtar i BE -së - tha Vuçiç.

Vuçiç tha se NATo duhettë vihet në lëvizje që të mbrojë serbët në Kosovë, ose përndryshe në veprim do vihet ushtria serbe.

“Nëse NATO nuk i mbron serbët në Kosovë brenda 24 orëve, ushtria serbe do ta bëjë." -mësohet se i ka thënë Vuçiç, i cili ka vendosur dhe ushtrinë në gjendje gatishmërie.