Tensionet në veri të Kosovës, Grenell: Manipulim i disa politikanëve në Prishtinë, Biden të mos hesht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 16:28
Ish-i Dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me aksionin e ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruhet se po shkelet marrëveshja e Brukselit po shkelet, ndërsa shton se manipulimet e politikanëve në Prishtinë duhet të ndalen.
Në lidhje me situatën që është krijuar, Grenell shkruan se Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk duhet të hesht.
"Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet, kjo është një shkelje e saj. Manipulimet politike nga disa në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur. Joe Biden gjithashtu nuk duhet të hesht për këtë situatë."- shkruan Grenell.
