Detaje të reja nga ish-Parku/Plagosja e dyfishtë ndodhi para berberhanes, në konflikt u përfshinë 4-5 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 18:17
Ora News zbardh detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se plagosjes i ka paraprirë një sherr mes 4-5 personave.
Jo të gjithë kanë qenë të asaj zone.
Gjithçka ka ndodhur jashtë një salloni bukurie për meshkuj (berberhane).
Konflikti më pas ka përfunduar me të shtëna me armë nga ku mbetën të plagosur Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela, 27 dhe 25 vjeç.
Të dy kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

