Patatja gjigante që po 'provokon' përdoruesit në rrjetet sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 11:16
Jo nuk është shaka!
Patatet qipriote janë "të famshme" dhe veçanërisht ato që kultivohen në Famagusta .
Patatja gjigante e vendosur në hyrje të fshatit ka shkaktuar reagimet e përdoruesve ne rrjetet sociale, të cilët e konsideruan atë si shaka provokuese, por e vërteta është ndryshe.
Këshilli i komunitetit në Xylofagos vendosi në hyrje të fshatit në autostradën Larnaka - Ayia Napa një model të madh patateje për të "nderuar" produktin vendas.


