Ndryshimet klimatike/ Paralajmërimi "Përshtatu ose vdis" nga Agjencia e Mjedisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 07:36
Qindra njerëz mund të vdesin nga përmbytjet në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar Agjencia e Mjedisit, sipas një raporti,që thotë se vendi nuk është gati për ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Në fillim të këtij viti në Gjermani, dhjetëra njerëz vdiqën nga përmbytjet, shkruan BBC.
"Kjo do të ndodhë në këtë vend herët a vonë" nëse Mbretëria e Bashkuar nuk përshtatet ndaj motit gjithnjë e më të 'egër', paralajmëron agjencia.
Emma Howard Boyd, kryetare e agjencisë, tha: "çështja është përshtat ose vdis".
Ky paralajmërim i fortë bëhet pikërisht për të ndërgjegjësuar qeveritë, kompanitë dhe shoqërinë që të përgatiten për pasojat e ngrohjes globale, siç janë nivelet më të larta të detit, reshjet ekstreme dhe thatësira ekstreme./Ora News/
Reja: Nuk “qaj” për mungesat, paraqitja ishte shumë e mirë
12 Tetor, 23:42


