Video/ Po mbante fjalim në parlament, deputetja humb ndjenjat dhe bie në tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2021, 22:52
Një deputete në parlamentin e Austrisë ka humbur ndjenjat gjatë seancës së jashtëzakonshme ku diskutohej për krizën politike pas dorëheqjes së kancelarit Sebastian Kurz, para disa ditësh
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet se anëtarja e Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, ka humbur ndjenjat ndërsa po mbante fjalimin nga foltorja.
Holzleitner u rrëzua përtokë, ndërsa kolegët e saj nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.