Video/ Pranga 21 trafikantëve të drogës në Itali, grupi i shqiptarëve i siguronte kokainë, heroinë e kanabis
Një operacion kundër drogës i kryer nga policia dhe karabinierët i zhvilluar në Catanzaro, ka vënë në pranga 21 persona.
Grupi kriminal akuzohet për vepra të shumta kriminale që nga krimet ndaj personit, trafikim i lëndëve të forta narkotike, vjedhje me armë, posedim armësh pa leje, zhvatje e gjobëvënie.
Policia italiane informon se 9 prej tyre janë lënë në burg, ndërsa 12 po hetohen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në total janë 46 të dyshuar: 9 në burg, 12 në arrest shtëpie dhe 25 në gjendje të lirë.
Të arrestuari akuzohet se ishin ndarë në dy grupe me role specifike të caktuara për secilin anëtar dhe trafikonin drogë me sasi të mëdha.
Një nga këto grupe vepronte në Puglia përmes subjekteve me origjinë shqiptare dhe një nga grupet vepronte në anën e bregdetit Jon. Karabinierët morën në pyetje bashkëpunëtorët e drejtësisë të cilët çuan në gjetje të shumta dhe sekuestrimin e substancave narkotike si marihuana dhe hashashi, si dhe kokaina, heroina dhe amfetaminat.
