SHBA pritet të hapë kufijtë e saj me Meksikën e Kanadanë për ata që janë të vaksinuar plotësisht


Nga muaji nëntor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rihapin kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht.

Lajmi është bërë me dije nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare i cili pohoi se do të lejojë udhëtimin për qëllime jo thelbësore përmes kalimeve tokësore dhe trageteve.

Kështu, nga janari 2022, do të kërkohet gjithashtu dëshmi të vaksinimit për çdo udhëtim mbi këto vendkalime.

Kufizimet e bëra nga ShBA për fqinjët e saj veriorë dhe jugorë janë vendosur qysh nga marsi i vitit 2020, për shkak të pandemisë Covid.

Por duket se administrata e presidentit Joe Biden ka ndryshuar qëndrim tashmë dhe deklaroi se kufizimet për udhëtarët e vaksinuar plotësisht do të lehtësoheshin në nëntor.