Ndërron jetë në moshën 101-vjeçare i mbijetuari i Holokaustit

Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare i mbijetuari i Holokaustit, Eddie Jaku.

BBC, shkruan se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u burgos në katër kampe përqendrimi, udhëhoqi një arratisje të guximshme në një tren, u çlirua nga një marshim vdekjeje dhe mbijetoi në një pyll.

Jaku i kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij duke mbrojtur paqen dhe mirësinë.

“Unë nuk urrej askënd. Urrejtja është një sëmundje që mund të shkatërrojë armikun tuaj, por gjithashtu do t’ju shkatërrojë ju,” deklaronte ai.