“Seriali "Rrushe" si nofka e gjyshit”, Rrexha: Çun Lajçi shkonte në spital dhe kthehej në xhirime

Në një intervistë " Jeto me Orën" regjisori Valter Lucaj dhe producentja njëherazi edhe aktorja Doresa Rrexha u ndalen tek vështirësitë që hasën në prapaskena.

Seriali kishte në qendër Vesën, një gazetare, e cila u  përballë me vështirësitë e realizimit të një hulumtimi,  më pas përfshiu edhe anëtarët e saj të familjes.

Valteri u shpreh se bërja e një seriali të tillë në kohë pandemie vështirësoi xhirimet, ndërkohë shtoi se ka pasur edhe  aktorë që u zëvendësuan.

"Më ndodhi që një rol t’ja jepja dikujt tjetër pasi,aktori u prek nga Covid" u shpreh Lucaj.

Ndërsa theksoi se përgjegjësia për ta realizuar ishte aq e madhe sa në fillim të xhirimeve e kishte pasur edhe panik, por megjithatë ia dolën.

Doresa në rolin e vesës si aktore kryesore u shpreh se kjo përvojë e mësoi shumë,sidomos eksperienca me aktorët e një brezi më të vjetër.

"Një përvojë shumë e mirë, mësova edhe nga më të vjetrit. Më ka bërë përshtypje aktori Cun Lajci i cili në atë periudhë ishte i sëmurë nga spitali ku kurohej vinte në sheshxhirim"- tha ai.

Regjisori Lucaj u shpreh në fund të bisedës se së shpejti publiku shqiptar do të ketë një sezon të dytë të serialit "  Rrushe", por nuk zbuloi detajet për sezonin tjetër.