Më mirë beqarë apo të martuar? Ekspertët: 20 % e bashkëjetesave kthehen në martesa në botë

Më mirë të qendrojmë vetëm apo në çift, bashkëjetesë apo martesë tradicionale?

Kjo ishte tema e diskutimit në panelin  e emisionit "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora.

Sociologu, Gëzim Tushe thotë se martesa tashmë është një institucion i vjetëruar dhe se çiftet preferojnë më bashkëjetesën. Ai thotë se vetëm 20% e bashkëjetesave në mbarë botën kthehen në martesë.

"Mënyra e të jetuarit e njerëzve sot është një çëshjte individuale. Studimet tregojnë se monotonia është një nga gjërat që mërzit çiftet.

Divorci është e keqe e madhe por edhe e mirë e madhe, sepse e shpëton  njeriun. Vetëm 20 e % bashkëjetesave kthehen në martesa në botë."

Më mirë beqarë apo të martuar? Ekspertët: 20 % e

Ndërkohë psikologia, Arjona Marra shprehet se në mbarë botën bashkëjetojnë 7.5 milionë njerëz.

"Në botë bashkëjetojnë 7.5 milionë çifte. Vajzat e shikojnë bashkëjetesën si një hap më afër martesës. Ndërsa burrat e shikojnë bashkëjetesën si një provë për marrëdhënies. Sipas studimeve çiftet që bashkëjetojnë për një kohë të gjatë , pa e finalizuar me një martesë , ka ndodhur që shanset për të pasur një angazhim pra të martohen janë më të ulëta. Sepse realisht ata nuk kanë çfarë më shumë të fitojnë nga martesa." / Ora News/