Dua Lipa dhe Rita Ora arrijnë majat, renditen në listën mes artisteve të shekullit XXI në Britani
Pink është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur filloi shekulli 21, sipas kompanisë së licensimit PPL.
Renditja u përpilua nga të dhënat e stacioneve radiofonike dhe kanaleve televizive në Britani. Ylli amerikan i popit ka pasur tre albume numër një në Mbretërinë e Bashkuar dhe një mori vlerësimesh duke përfshirë tre Grammy, shtatë MTV Video Music Aëards dhe një Emmy.
Madonna renditet e dyta falë rekordeve të suksesshëm si True Blue, Ray Of Light dhe muzikës gjatë një karriere që zgjati katër dekada.
Ndërsa Katy Perry doli e treta pjesërisht për shkak të popullaritetit të albumit të saj të tretë “Teenage Dream”, ndërsa Rihanna dhe Lady Gaga u renditën përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë.
Në vendin e gjashtë vjen Adele, albumi “21” i së cilës ëhstë shitur në më shumë se pesë milionë kopje, duke u bërë një nga më të suksesshmit e të gjitha kohërave.
Mes artisteve janë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa Duke u shprehur e lumtur për këtë sukses, Ora 30-vjeçare shkroi në Instagram.
“Kjo është e mahnitshme. Jam mirënjohëse çdo ditë, shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filloi gjithçka”, shkruan Rita teksa ka ndarë me fansat edhe një foto tatuazhi që simbolizon fuqinë.
Ndërsa Dua Lipa renditet e 14 në listën me 20 zërat më të dëgjuar të shekullit.
Lista e artistëve të shek XXI
1. Pink
2. Madonna
3. Katy Perry
4. Rihanna
5. Lady Gaga
6. Adele
7. Beyoncé
8. Kylie Minogue
9. Little Mix
10. Whitney Houston
11. Taylor Swift
12. Sugababes
13. Kelly Clarkson
14. Dua Lipa
15. Ellie Goulding
16. Christina Aguilera
17. Diana Ross
18. Jess Glynne
19. Rita Ora
20. Ariana Grande


