"Isha lodhur nga ankesat… ", burri i ndërton shtëpi rrotulluese gruas, pamje magjepsëse dhe rezistente ndaj tërmetit

 

Nga bashkëshortja kishte një kërkesë: "Shtëpia e re duhet të ketë një pamje madhështore".

Kështu një ndërtues nga qyteti Srbac, në Bosnjë ndërtoi një shtëpi që rrotullohet. E pozicionuar në një fushë, shtëpia të ofron pamje të ndryshme brenda pak sekondave.

Sipas ndërtuesit shtëpia mund të bëjë një rrotullim të plotë në 24 orë kur programohet me shpejtësi të ngadaltë rrotullimi, ose mund të bëjë një rrotullim edhe për 22 sekonda.

 “Isha lodhur nga ankesat e saj dhe rinovimi i shpeshtë i shtëpisë sonë dhe i thashë: Do të ndërtoj një shtëpi rrotulluese që të mund ta rrotullosh si të duash”, tha Vojin Kusic, 72-vjeç, duke qëndruar para shtëpisë së re që po tërheq vëmendjen e vizitorëve

Shtëpia gjendet në një fushë pjellore në Bosnjën veriore pranë qytetit Srbac, dhe ka pamje të arave të misrit dhe tokës bujqësore, gjithashtu pyje dhe një lumë.

“Shtëpia mund të bëjë një rrotullim të plotë për 24 orë kur është me shpejtësi më të ngadaltë, ndërsa me rrotullim më të shpejtë mund të bëjë një rrotullim të plotë në 22 sekonda”, tha Kusiç.

Gruaja e tij nuk donte të jepte ndonjë koment për shtëpinë e re.

Kusiç ka thënë se ai ishte frymëzuar nga shpikësit serbo-amerikanë, Nikola Tesla dhe Mihajlo Pupin, dhe se ardhja nga një familje e varfër pa pasur mundësinë e një arsimimi të mirë e kishte detyruar atë të kërkonte mënyra për t’i bërë gjërat vetë.

“Kjo nuk është një risi, ajo kërkon vetëm vullnet dhe njohuri, dhe unë kisha kohë dhe njohuri të mjaftueshme”, ka theksuar ai, duke shtuar se shtëpinë e kishte ndërtuar plotësisht vetë.

Projekti zgjati gjashtë vjet për ta përfunduar, përveç kohës kur iu desh të shtrohej në spital për shkak të problemeve me zemër.

"Kjo shtëpi është më rezistente ndaj dëmtimeve nga tërmeti sesa shtëpitë e palëvizshme", ka thënë ai.

“Unë u kërkova mjekëve të përpiqen të më zgjasin jetën time për të paktën një vit sepse e kisha në kokën time këtë projekt dhe… askush nuk do të dinte si ta përfundonte atë" përfundoi ai.

 

"Isha lodhur nga ankesat… ", burri i ndërton shtëpi"Isha lodhur nga ankesat… ", burri i ndërton shtëpi