Deklarata që habiti studion e D-Night
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2021, 23:54
‘Pa pa fare’… Sapo të lexoni këtë shprehje, bindemi që e dini mirë se për kë personazh bëhet fjalë.
I ftuari i kësaj të hëne ishte fenomeni i Instagramit, Genard Hajdini, i cili lëshoi disa deklarata shumë të forta gjatë transmetimit live të D-Night.
Eksperienca e tij në një punë shteti, mesa duket nuk i ka lënë një shije të mirë. Sipas tij, kreu i qeverisë e ka larguar nga puna.
Genardi tregon më shumë për këtë situatë ku thotë: “Edi Rama më hoqi nga puna. Kam jetuar me 5 mijë lekë të vjetra që më jepte babai im, mua dhe motrës time.”
Ai tregon edhe më shumë për kryeministrin e Shqipërisë, ku thotë: “ Ai është një sadist, nuk i do aspak gratë dhe madje i ka rrahur gratë gjithmonë”