Nisën rrugëtimin në muzikë që në fëmijëri, Pier Noshi dhe Stiv Mello rrëfejnë eksperiencat e tyre
Stiv dhe Pier janë dy të rinj që i dhanë atmosferë studios së pasdites “ Jeto me Orën”.
Pier Noshi dhe Stiv Mello këndojnë live në lokale të ndryshme të natës në kryeqytet prej katër vitesh. Ata rrëfyen fillimet e tyre në rrugën e artit si dhe muzika që i bëri bashkë. Djemtë u shprehën që s’ka qenë e lehtë por sot ata kanë një publik që e vlerëson muzikën e tyre. Pier Noshi u shpreh se e ka nisur këtë rrugëtim në fëmijëri.
“Që i vogël jam rritur me kasetat e “ Metallica, kam bërë edhe kurse të ndryshme ” u shpreh ai.
Gjithashtu ai u shpreh që të punosh në Shqipëri është e vështirë, pasi nuk paguhet , pavarësisht që ata bëjnë muzikë “ Pa Hile “ të pastër. Noshi i dedikoi të bijës dy vjeçare edhe një këngë që e ka quajtur si emir i saj .
“Zemra babit kjo këngë është për ty, jam i bindur që tani je para ekranit” -u shpreh ai i emocionuar.
Edhe Stiv Mello rrëfeu gjithashtu sesi e nisi rrugëtimin në muzikë.
“Me lekët që gjyshi më dhuruar dhuroi bleva kitaren e parë. Pasioni për muzikën ka lindur tek unë në fëmijëri dhe më pas në adoleshencë duke parë çdo ditë video në Youtube fillova të këndoj” u shpreh ai.
Noshi dhe Mello folën në fund të bisedës edhe për projektet e tyre në të ardhmen, ata u shprehën se kanë në plan të risjellin muzikë të vjetër shqiptare.
“Këngët që do të sjellim do jenë të vjetra , por në versione Etno-Akustik” -përfunduan ata .