Përkthyesja që me dyll blete bën mbështjellëse, Zani: Mami dhe babi ishin skeptik por ia dola
Redia Zani është vajza 23 vjeçare nga Gramshi në profesion përkthyese që me dyllin e bletës bën mbështjellëse ushqimesh ekologjike.
Në emisionin e pasdites "Jeto me Orën" ajo rrëfeu si nisi gjithçka ." Prindërit e mi në fillim ishin skeptik, mamaja është rrobaqepëse kurse babai bletë-rritës,ata nuk e menduan që do t’ja dilja por më kanë mbështetur gjithsesi." - shpreh e reja.
Redia Zani doli fituese ne prill të këtij viti në një konkurs për idetë e reja të biznesit nga "Academy of Women Entrepreneurs".
Ajo me nismën e ndërmarrë sjell me kreativitetin e saj në mënyrë artizanale mbështjellëse me dyllin e bletës.
Mbështjellëset e dyllit mund të përdoren deri në dy vjet dhe janë të ripërdorshme, pra mjafton që ato të lahen me ujë ato janë të ripërdorshme, ato kanë dhe një përfitim tjetër pasi e mbajnë ushqimin e freskët për një kohë edhe më të gjatë.
Me to mund të mbështillet çdo gjë. Nga sanduiçi te frutat e thata. Redina që e vogël ka marr pjesë në shumë aktivitete që kanë pasur në fokus, fuqizimin e grave, sipërmarrjet e reja dhe çështjet mjedisore, gjithashtu ka ndjekur shumë trajnime në shtete të ndryshme të Evropës.
