Florjan Binaj: Më vjen keq për këngëtarët, mbushin sheshet, por për rritjen e çmimeve heshtin
Aktori i njohur shqiptar, Florjan Binaj ka folur në emisionin "Ditë e Re" për protestën që do të zhvillohet sot kundër rritjes së çmimeve të produkteve.
Ndër të tjera, Florjan Binaj, ka shprehur keqardhje për mos angazhimin e këngëtarëve në protesta.
"Më vjen keq për këngëtarët, mbushin sheshet me qindra njerëz, që shkulin flokët për ata dhe kur shkon puna nuk bëjnë asgjë për ata qytetarët që i mbështesin dhe mbushin koncertet," u shpreh aktori.
Gjithashtu Flori iu përgjigje kritikëve që dyshojnë në qëllimet e aktorit për angazhimin e tij në protesta.
"Unë do plakem në këtë vend dhe nuk do i përkas asnjë partie. Vetëm atë ditë që partitë do bëjnë për njerëzit aq sa arti bën për njerëzit, atëherë mund të ndryshoj mendim," tha aktori.
Megjithatë Binaj pohoi se ka artistë që janë angazhuar në politikë, pasi kanë marrë pjesë në protesta.
"Janë ngritur artistë për të protestuar dhe pastaj janë futur në politikë."
Binaj fton të gjithë qytetarët shqiptar t marrin pjesë në protestën për rritjen e çmimeve sot, ora 17:00 para kryeministrisë me një thirrje: "Ju lutem asnjë parti politike mos vijë në protestë, duam vetëm qytetarë të thjeshtë, nuk duam flamuj partiak," tha Binaj./Ora News/
Rritja rekord e çmimit të gazit, Rusia fajëson BE-në
11 Tetor, 11:18



