Video/ Gjermania ekipi i parë që kualifikohet në Kupën e Botës. Fiton edhe Holanda
Dy ndeshje para fundit të eliminatoreve, Gjermania siguron një vend për në Kupën e Botës. Dhe është ekipi i parë që arrin ta bëjë nga zona europiane e eliminatoreve teksa skuadra e Hansi Flik arrin objekvitin e parë, atë të kualifikimit teksa për trajnerin është suksesi i katërt në po kaq ndeshje.
Kualifikimi erdhi pas fitores 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut ku luajtën 3 shqiptarë në formacion por që nuk mund të bënin asgjë përballë golave të Havertz 50’, Werner 70’ e 73’, Musiala 82’.
Po në Grupin J, Rumania mori vedin e dytë me suksesin 1-0 ndaj Armenisë.
Në Grupin G, shumë të ekuilibruar në fakt, Holanda e Van Gaal shpartalloi 6-0 Gjibraltarin për të konfirmuar vendin e parë teksa Norvegjia është vetëm 2 pikë më pak në vend të dytë me fitoren 1-0 ndaj Malit të Zi. Turqia arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Letonisë.
Në Grupin H, Rusia përmbysi kreun duke marrë komandën me fitoren 2-1 në Sloveni teksa Kroacia zhgënjeu Kroacia që vetëm barazoi 2-2 në shtëpi përballë Slovakisë.
Në Grupin E, Republika Çeke fitoi 2-0 në fushën e Bjellorusisë duke ndarë vendin e dytë me Uellsin që mundi 1-0 Estoninë në fushën e këtyre të fundit./Ora News/.