Reja: Broja është shpërthyes, çan lojën kur futet gjatë ndeshjes

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja shfaqet në konferencën për shtyp njê ditë nga finalja e madhe, duhet ta quajmë të tillë ndaj Polonisë.

Kur pe golin e Brojës, që nuk është normal, sa mendoni t’I jepni shans?

"Brojën e kam futut në lojë titullar në shumë ndeshje, ndaj Kazakistanit, Anglisë por nuk ka patur rendimentin që kur ka hyrë.

Ndoshta kur ekipet lënë hapësira ai shpreh totalisht potencialin dhe për të bërë gol nuk është e lehtë dhe ai e bën por nuk e di nëse nga fillimi kur ekipet janë të mbuluara dhe mbrohen mire.

Ai bëhet deçiziv kur futet në lojë më vonë dhe më ka krijuar këtë ide por kjo nuk do të thotë që mos të luajë titullar por është ajo që kam vënë re. Po ta dija që bën gol e fus 3 minutat e fundit nëse ndeshja do të ishte 0-0."