Gjimshiti operohet në Torino, ja sa do të mungojë mbrojtësi kuqezi

Berat Gjimshiti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në Budapest.

Lojtari pas dëmtimit që pësoi u lidh menjëherë me stafin mjekësor të Atalantës të cilët pas kontrolleve vendosën që lojtari të operohet në parakrahun e majtë.

Gjimshiti sipas informacioneve nga Atalanta dhe FSHF, është operuar në Torino në një nga klinikat më të mira e të specializuara dhe se ndërhyrja ka shkuar shumë mirë.

Lajmi i keq pas këtij operacioni është fakti që Gjimshiti në total i duhet të paktën 30 ditë që të rikthehet në fushë dhe disa ditë të tjera që të arrijë formën optimale ndaj dhe për Shqipërinë është një tjetër humbje e madhe pasi nuk do të jetë në dy sfidat e fundit eliminatore, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Siç shkruan edhe Atalanta, Gjimshiti do të kthehet pas disa ditëve në stërvitje, 7-10 ditë dhe pas 30 ditëvë do të jetë në gjendje që të luajë sërish por gjithsesi për gjigandin kuqezi dhe për kombëtaren është humbja e madhe fakti që nuk do të jetë në fushë, sidomos ndaj Polonisë./Ora News/.