Shpresat shkëlqejnë dhe mposhtin 2-0 Sloveninë. Kuqezinjtë të dytët në Grup

Fitorja e dytë radhazi për Shqipërinë e 21-vjeçarëve dhe e dyta po në “Elbasan Arena”. Ky stadium duket se sjell fat për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi që ka mposhtur 2-0 Sloveninë në ndeshjen e katër eliminatore të Europianit të vlefshëm për Grupin e 7-të.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat dhe e jona krijoi por në fakt edhe rrezikoi të pësonte teksa portieri Tafas u shfaq në lartësinë e duhur ku shmangu 2 raste të pastra të Slovenisë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për kuqezinjtë që organizohen më mirë dhe në 52’ ishte Karrica që gjen golin pas një asisti nga e majta në zonë.

Kuqezinjtë kanë moralin e lartë dhe duke sulmuar edhe pse janë në avantazh gjejnë golin e dytë me Dobrën në 58’ me një gjuajtje me kokë.

Slovenia i afrohet golit në 67’ teksa godet shtyllën dhe mund të kishte hapur ndeshjen por fati ishte me ne edhe në 94’ ku gabojmë teksa Marku shkakton një penallti të cilën e ekzekuton Svetlin por Tafas e pret.

Mbyllet kështu 2-0 ndeshja me Shpresat kuqezi që fitojnë 2-0 dhe marrin 3 pikë duke u renditur të dytët momentalisht me 9 pikë në renditje./Ora News/.