Goditje për Shqipërinë, Cikalleshi rezulton me Covid-19. Humbet duelin me Poloninë

Një lajm aspak i mirë për Shqipërinë vetëm 24 orë para finales me Poloninë. Një nga lojtarët titullarë, Sokol Cikalleshi ka rezultuar me covid-19 në testet e kryera nga Federata e Futbollit.

Është kjo e fundit që njofton se sulmuesi kuqezi ka rezultuar pozitiv në kontrolle duke humbur kështu sfidën me Poloninë nesër në mbrëmje në “Air Albania”.

Është një goditje e madhe për Shqipërinë dhe për Edy Rejan I cili tani duhet të mendojë formacionin sërish por lajmi i mirë është fakti që të gjithë të tjerët janë “ok”.

FSHF ka bërë tampone të tjera për të gjithë lojtarët dhe stafin dhe të gjithë kanë rezultuar të “pastër” teksa trajneri Edy Reja do të ketë katër mungesa në sfidën ndaj Polonisë dhe më konkretisht Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi./Ora News/.