Pas takimit me kryeministrin çek, presidenti shtrohet në spital
Presidenti çek, Milos Zeman, është dërguar në spital, pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare.
Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës, Mirosllav Zavoral, tha për gazetarët më 10 tetor se diagnoza e Zemanit nuk do të bëhet publike për opinionin.
Një zëdhënës i presidencës, tha se gruaja e Zemanit, Ivana dhe vajza e tyre, Katerina, janë në spital me të.
Zeman, priti sot në mëngjes kryeministrin Andrei Babis për bisedime paszgjedhore në pallatin presidencial pranë Pragës dhe pas një bisede 45-minutëshe, ai U dërguar me ambulancë në spital.
Ai do të drejtonte bisedimet për formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të së shtunës ( 9 tetor).
Zeman votoi nga shtëpia e tij për zgjedhjet parlamentare për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore.
77-vjeçari është duhanpirës i rregullt dhe ish pijanec, ai përdor karrige me rrota për të lëvizur dhe vuan nga diabeti.
Kryeministri çek, Babis më 9 tetor humbi zgjedhjet ndaj koalicionit SPOLU. Megjithatë, Zeman ka thënë se ai nuk do ta mandatojë një koalicion për ta formuar qeverinë, që ka lënë të kuptohet se do ta mandatojë Babisin që i pari të tentojë ta formojë qeverinë.
Sipas rezultatit, partia e multimiliarderit Babis, partia populiste ANO fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të fitojë 72 ulëse në Dhomën e Deputetëve prej 200 ulësesh.
Koalicioni prej tri partish duket se ka fituar të paktën 108 vende.
Aleanca konservatore SPOLU ka fituar 27.8 për qind të votave, ndërkaq koalicioni ndërmjet Partisë Pirate dhe Partisë së Kryetarëve ka fituar 15.6 për qind të votave.
Partitë opozitare duket se kanë politika që janë në të njëjtën linjë me shtetet kryesore të Bashkimit Evropian sesa që ka Babis, që është euroskeptik.
Muajin e kaluar ai u shtrua në të njëjtin spital për tetë ditë .



