Pas 24 orësh pa drita, rikthehet energjia elektrike në Liban

Pas 24 orësh pa drita, energjia elektrike është rikthyer energjia elektrike në Liban.

Rrjeti elektrik u mbyll dje ( 9 tetor)  dhe zyrtarët thanë se nuk ka gjasa të funksionojë  për disa ditë.

Dy stacionet energjetike më të mëdhenj të Libanit ndaluan punën pas konsumimit të të gjitha rezervave të karburantit, duke ulur prodhimin e energjisë në më pak se 200 megavat (që mjaftonte vetëm për furnizimin e rreth 5,000 shtëpive), shkruan BBC.

Pas 24 orësh pa drita, rikthehet energjia elektrike në Liban
Zahrani është një nga termocentralet më të mëdhenj të Libanit

Gjatë 18 muajve të fundit Libani ka përjetuar  një krizë ekonomike dhe mungesë ekstreme të karburantit.

Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj kombëtare dhe ka ndezur protesta të mëdha kundër politikanëve.