SHBA zhvillon bisedimet e para të drejtpërdrejta me talibanët
Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e lartë të talibanëve kanë nisur takimet me përfaqësuesit e talibanit në Doha të Katarit.
Ky është takimi i parë kokë më kokë ndërmjet dy palëve që prej se grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave perëndimore.
Por për mediet zëdhënësi i talibanit shprehet se nuk do të bashkëpunojnë me SHBA sa i përket luftës ndaj ISIS, por shton se do të përballen vetë me Daesh-in.”
Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar për takimet, që u mbajtën më te shtunën e të dielën.
Që prej se morën kontrollin e Afganistanit, liderët talibanë dhe të tjerët kanë qenë subjekt i sulmeve vdekjeprurëse, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë Shteti Islamik-Khorasan , që është degë lokale e ISIS-it.
Vetëm nga sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në provincën afgane të Kunduzit më 8 tetor, u raportuan mbi 100 persona të vrarë dhe të lënduar.
Në takimet me talibanët, zyrtarët amerikanë kanë thënë se do të kërkojnë lejimin e evakuimit të qytetarëve të huaj dhe të gjithë afganëve që duan të largohen nga shteti.
Bisedimet e drejtpërdrejta me talibanët nuk nënkuptojnë që Uashingtoni është i gatshëm që ta njohë qeverinë e udhëhequr nga talibanët.
Al-Jazeera citoi Ameer Khan Muttaqi, që talibanët e kanë emëruar ministër të Jashtëm, të ketë thënë se kanë kërkuar nga SHBA-ja që të heqë ndalesat për rezervat e Bankës Qendrore afgane.
Pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, SHBA-ja ngriu pothuajse 9 miliardë vlerë të aseteve të Afganistanit, që ka çuar në mungesë të parave dhe rritje të lartë të çmimeve të ushqimeve bazike dhe të karburantit./OraNews/
