Alarmohet Interi. Lautaro dëmtohet dhe humbet ndeshjen me Argjentinën
Lajmet që vijnë nga Argjentin kanë vënë në alarm drejtuesit e Interit. Mësohet se Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muscular gjatë stërvitjes së fundit me skuadrën Albiceleste.
Sipas shtypit vendas, Lautaro nuk do të jetë në përballjen ndaj Paraguait në ndeshjet eliminatore të Botërorit për shkak të dëmtimit të pësuar edhe pse nga raportimet e para bëhet fjalë vetëm për një problem muscular që vjen nga ngarkesa e ndeshjeve të fundit.
Në pritje të kontrolleve të detajuara për sulmuesin, Inzaghi dhe drejtuesit e Interit po mbajnë frymën për të kuptuar sesa serioz është dëmtimi edhe pse ka optimizëm pasi Scaloni ka vendosur të mos e aktivizojë për të shmangur një dëmtim serioz të sulmuesit të tij.
Te Argjentina, do të jetë interisti tjetër, Joaquin Correa që do të luajë në fushë në vend të Lautaros ndërsa situata për sulmuesin tjetër është në zhvillim e sipër./Ora News/.
????️ ⚽ #DeUna | #SelecciónArgentina
— Radio La Red AM 910 (@radiolared) October 7, 2021
Lautaro Martínez sufrió una molestia muscular y es probable que no juegue esta noche. Joaquín Correa sería el reemplazante.
????️ Informa @GustavoYarroch pic.twitter.com/AlFAlxhfxV
