Tragjedia në Itali/ Masakroi me thikë gruan dhe djalin 5-vjeçar, vetëvritet në burg 39-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 11:26
Tetë muaj pasi vrau bashkëshorten dhe djalin e tij 5-vjeçar, italiani Alexandro Riccio i dha fund jetës së tij në qeli.
Mediet italiane njoftojnë se gardianët e burgut e gjetën atë të vdekur brenda qelisë mesnatën e së shtunës (25 shtator).
Sipas raportimeve nga Tgcom24, 39-vjeçari u var me pantallonat e tij nga kangjellat e qelisë, ndërsa i burgosuri tjetër ishte në gjumë.
Alexandro Riccio kishte masakruar familjen me thikë në Torino dhe më pas kishte tentuar të bënte vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit.
Megjithatë atëherë, ai ia doli të shpëtojë me disa lëndi,e të lehta në trup.
Rama: Serbia të lërë manovrat teatrale në veri janë teatër i rrezikshëm
27 Shtator, 11:08


