I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një ekselencë unike e lashtë sa familja e Borbonëve

Një projekt unik e i pari në botë, është prezantuar në Caserta të Italisë nga Drejtoria Muzeale e "Reggia di Caserta", Pallatit rezidencial të Mbretit të Napolit, Carlo di Borbone. 

Në zemër të Italisë mes Romës e Napolit, gjendet një vreshtë rrushi shekullore, e lashtë sa historia e një prej familjeve më antike e të rëndësishme mbretërore të Europës, e protagoniste e historisë së Europës që prej shekullit të XVI.

Është vreshta e Familjes Borbone, degët e së cilës mbretëruan në Francë, Spanjë, Napoli, Navarra, Sicilia, Luksemburg, Parma e Piacenza, Etruria e Luca.

Ekzistenca e kësaj vreshte u zbulua vetëm pak kohë më parë, e sivjet do të riprodhoj verën e preferuar të Mbretit të Napolit, Ferdinandi i IV i Borbonëve, djali i Carlo di Borbone e paraardhësi i drejtpërdrejtë i familjes monarke spanjolle Juan Carlos i 1.

Është ky një projekt unik në botë i realizuar nga Drejtoria e Muzeut të "Reggia di Caserta", rezidenca mbretërore më e madhe në botë e pasuri e Unesko-s prej vitit 1997.

I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një

Për RTV Ora, drejtoresha e këtij muzeu thotë se "një nga qëllimet e këtij projekti është të vlerësoj territorin në të cilën është pozicionuar një qendër muzeale ndër të më të bukurat në Itali e jo aq e njohur në botë."

Puna studimore e muzeale. po përpiqet t'i rikthej jetën territoreve origjinale të frekuentuara nga monarkët e të kultivuara për të prodhuar produktet ekselente "made in Italy" shumë shekuj më parë.

E emërtuar "Vreshta e mbretit", do të prodhoj këtë vjeshtë verën e parë e më shumë se një shekull pas rrëzimit të mbretërisë së Napolit.

"Vreshta e mbretit", thotë drejtoresha e Pallatit Mbretëror, Reggia di Caserta, Tiziana Maffei, ishte një sfidë kulturore, sociale, por dhe burokratike, një revolucion i administratës publike për ta shndërruar ekzistencën e rezidencës mbretërore, jo vetëm si një vend konservimi e mbrojtje e pasurisë historike, por dhe vend prodhimi e jete."

I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një

"Vreshta e mbretit", gjendet mes një panorame përrallore që ta dhuron pylli i San Bendetos, i cili rrethon njërën anë të rezidencës së familjes Borbone të Napolit.

Puna hulumtuese në territor e në arkiva, zbuloj se kjo vreshtë në origjinën e saj kishte një sipërfaqe prej 5 hektarë e prodhonte rrushin e tipit Pallagrello, që në Romën antike njihej me emrin Pilleolata.

Ky rrush i bardhë e i zi, qysh në epokën e Ferdinandit të VI shërbente për të prodhuar verën e cila servirej në drekat e darkat mbretërore.

"Verat e kësaj zone janë ekselente si të bardha e të zeza e janë më të mirat e mbretërisë si për cilësinë, natyrën e për ndjenjën e këndshme që zgjon shijen. Mbajnë emrin Palarelli e janë mjaft të stimuara në tavolina", lexohet në një dokument antik, e janë fjalët me të cilat Mbreti i Napolit përshkruante verërat që prodhonte vreshta e tij.

I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një

Dokumentat historike vërtetojnë se Mbreti Ferdinandi i VI, vlerësonte aq shumë verën që prodhonte sa ja dhuronte në shenjë respekti e vlerësimi miqve më të mirë apo të ftuarve që nderonte në rezidencën e tij.

Sipërfaqja origjinale e vreshtës, prej 5 hektarësh, ishte e pamundur të rekuperohej plotëisht pasi është zëvendësuar nga një bimësi unike e pasuri natyrore e pyllëzimit San Benedeto, mbrojtur nga ËËF. 

Por 1 hektarë vreshtë është e mjaftueshme për të treguar se sfida e këtij projekti qe e sukseshme.

Janë rreth 3000 shishe (1500 e bardhë e 1500 e kuqe). verë që pritet të prodhohen sivjet nga "Vreshta e mbretit", pronë publike e që prodhimi i është besuar kompanisë private "Tenuta Fontana".

Do të jetë padyshim një produkt ekselent e prestigjoz italian, por që mbetet surprizë në emër e në shije, deri sa të hidhet në tregun vendas e botëror.

I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një

Pallati Mbretëror 

"Reggia di Caserta" është recidenca e Mbretit Carlo Di Borbone të Napolit ndërtuar me kërkesë të tij për të qënë e ngjashme me bukurinë e madhështinë e Pallatit Mbretëror të Versilias. 

Por projekti i realizuar kaloj çdo parashikim e "Reggia di Caserta" është sot rezidenca botërore më e madhe në botë me 47 mijë hektarë.

Prej vitit 1997 është shpallur pronë e Uneskos, pasuri e njerëzimit e prej vitit 2016, Ministria italiane e kulturës, i ka njohur statusin e një autonome speciale.

Projekti i vilës iu besua arkitektit Luigi Vanvitelli, pas refuzimit për motive shëndetësore nga ana e arkitektit Nicola Salvi.

Punimet nisën më ditën e ditëlindjes së mbretit Carlo më 20 janar 1952 e zgjatën rreth 1 shekull. Pas vdekjes së Luigi Vanvitelli, vazhdimi e përfundimi i projektit iu besua djalit të tij Carlo.

Pallati i Mbretit të Napolit, "Reggia di Caserta", ka 1200 dhoma, 1742 dritare me një kosto prej 8 711 000  dukatë.

I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një

Pallati mbretëror është i gjatë 249 metra i dekoruar nga 12 kolona-

Parku rrethues ka një sipërfaqe prej 120 metra katror ku janë pozicionuar shatërvanë dekorues  që e përshkojnë për gati 3 km gjatësi.

Brenda kësaj rezidencë gjendet Teatri Mbretëror, me një arkitekturë unike të shekullit të XVIII, si dhe biblioteka e mbretëreshës Maria Carolina d’Asburgo-Lorena, bashkëshortja e mbretit Ferdinandi i IV i Borbonëve, e që mban në arkiv një pasuri letrare me 14 mijë vëllime të kulturës evropiane, dy globe, një dylbi e dy barometra.

I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një

Për RTV Ora, drejtoresha e këtij muzeu thotë se pandemia pa dyshim ka rënduar bilancin e vizitorëve  të këtij pallati. Por gjatë këtij sezoni turistik, numri i turistëve që vizitojnë këtë muze ka kapërcyer shifrat e vitit pre-pandemik e vetëm gjatë muajit gusht janë rreth 80 mijë turistë që kanë vizituar këtë muze", thotë ajo.

Rindërtimi i vreshtës së familjes së Borbonëve është shembulli se agrokultura është kultura, historia e arti i një territori.

I rikthehet jeta vreshtës së mbretit të Napolit, një