Vlon vullkani në Spanjë, shikoni si lumi prej llave "përpin" çfarë i del para
Shpërthimet e forta vullkanike në ishullin e La Palmës po intensifikohen, duke i bërë të pamundura edhe fluturimet me avionë mbi territorin spanjoll.
Ekipet zjarrfikëse u detyruan të premten të tërhiqen nga zonat poshtë vullkanit teksa shpërthimet përhapën lavë të re mbi kodrën me qindra banesa, që tani janë mbuluar nga magma dhe hiri.
Autoritetet evakuan banorë e turistë të tjerë në qytezat afër vendngjarjes, duke e çuar mbi 6 mijë numrin e personave të zhvendosur nga fundjava e shkuar.
The La Palma volcanic eruption has continued for a whole week as fountains of lava keep rising from vents, and plumes of ash reach an altitude of several thousand meters. pic.twitter.com/o74egAvAma
— RT (@RT_com) September 25, 2021
Hapësira pritet të shpallet zonë katastrofe, por shqetësim po bëhet avancimi i lavës me gati 4 metra për orë dhe derdhja e mundshme në det.
"Distanca e vullkanit me detin është larg, rreth 1 km, por ka rrezik që lava të shkëputet në pjesë të caktuara të terrenit dhe të bjerë në det. Kjo do të krijonte avuj të rrezikshëm. Hiri po ashtu dëmton mushkëritë ndërsa njerëzve u këshillojmë të mbajnë larës sysh me vete sepse hiri ka efekt gërryes."
Powerful Shock-wave over lava bubble explosion generated by #explosive #volcanic #eruptions. Induced atmospheric shock waves provide information about eruption characteristics. How long, time, did the #propagation take? what is the rate of #lava production in m^3/s in #Lapalma? pic.twitter.com/1RllGEOLPs
— ItsMo_hsen (@itsmo_hsen) September 25, 2021
Retë toksike nga ishulli vullkanik i La Palmës vlerësohet të jenë përhapur më shumë se 4 km dhe po luhaten drejt Mesdheut.
"Aeroporti La Palma nuk po punon për shkak të akumulimit të hirit. "Operacionet e pastrimit kanë filluar, por situata mund të ndryshojë në çdo kohë," shkroi ai në Twitter.
Vullkani u aktivizua të dielën e kaluar pas 50 vitesh në qetësi.
Drone footage captures scale of devastation caused by #CumbreVieja eruption #CanaryIslands #LaPalma #Spain pic.twitter.com/5gCIcsWYaD
— Ruptly (@Ruptly) September 25, 2021