Pandemia shkatërroi turizmin në Kosovë
Sektori i turizmit ka pësuar dëme të mëdha në Kosovë, që prej ndryshimit të masave shtesë kufizuese. Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti, kërkon nga institucionet të gjejnë modalitetet për t’i dalë në ndihmë këtij sektori, thekson se pandemia po shkatërron turizmin në vend.
Masat kufizuese kundër Covid-19 kanë rënduar edhe më tej gjendjen në sektorin e turizmit në Kosovë.
Alarmin për situatën e jep kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti.
Digjet hambari me bar në Fier, bagëtitë pa ushqim për dimër
26 Shtator, 14:41
“Pandemia ka shkatërruar sektorin e turizmit, edhe në këtë gjendjen me masat e reja nuk është gjendja aspak e mirë, bizneset kanë filluar të reduktojnë edhe stafin".
Sipas tij, në bazë të një hulumtimi që e kanë bërë, pandemia Covid-19 ka shkaktuar 92 përqind dëme në sektorin e turizmit.
“Kemi bërë një hulumtim për ndikimin e pandemisë Covid-19, ku kemi publikuar dhe ka pas në sektor të turizmin ka shkuar deri në 92 përqind që ka bërë dëme. Niveli më i ulët ka qenë 53.3përqind".
Duke marrë parasysh këtë gjendje të rënduar, Hoti kërkon ndihmë konkrete nga institucionet e vendit.
“Nuk kemi mbështetje nga institucionet, por duhet të gjendet një modalitet që sakrifica e këtyre bizneseve të gjejë mbështetje institucionale”, deklaron ai.
Ndërkohë një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, Kosova ende nuk ka ligj për turizmin dhe strategji për zhvillimin e tij.

