Pollo për tanket e avionët serbë në kufi: Rama të braktisë "Hapu Ballkan" para se të vizitojë nesër Prishtinën

Genc Pollo, ish-deputet i Partisë Demokratike, duke komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, thotë se tani që Serbia e Vuçiç veç kërcënimeve verbale dislokojnë trupa, tanke e avionë në kufirin me Kosovën më e pakta që mund të bëjë qeveria Rama është braktisja e nismës MiniShengen/Hapu Ballkan.

Sipas tij, kërcënimi me dhunë e armë është antipodi i “4 lirive europiane”

"Nëse Rama shkon në Prishtinë nesër (të hënën) të paktën duhet të ketë pezulluar anëtarësinë e Shqipërisë në Minishengen/Ballkan Hapu!"