Sulm me arme në një supermarket, 1 viktimë dhe 12 të plagosur, dyshohet se autori ka vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 09:34
Një person ka vdekur dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një supermarket, në Tennessee.
Sipas shefit të policisë, Dale Lane, oficerët morën një telefonatë të enjten (23 shtator) për një sulm me armë në supermarket.
“Gjetëm njerëz të fshehur nëpër frigoriferë dhe të kyçur nëpër zyra,” thanë autoritetet për mediat.
Sipas Reuters, sulmuesi ishte një ish-punonjës i supermarketit, i cili ishte pushuar të enjten nga puna. Gjithashtu policia dyshon se autori i sulmit ka vdekur dhe se është vetëqëlluar.
