Video/Shokët hedhin dhëndrin në ajër, 31-vjeçari thyen shtyllën kurrizore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2021, 18:20
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani gjatë një dasme.
Mediat vendase bëjnë me dije se dhëndri ka pësuar dëmtime të rënda, pasi shokët e kanë hedhur në ajër, por që më pas nuk kanë arritur ta mbajnë dot.
Si pasojë dhëndri Liviu Filimon, ka rënë në tokë, ku ka thyer shtyllën kurrizore.
Siç shihet në video, shokët e tij e ngrejnë në ajër, por që më pas nuk e kanë mbajtur, ndërkohë që nusja e cila është frikësuar ka rendur direkt pas tij.
31-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nuk ka përjashtuar mundësinë që shokët e kanë bërë me qëllim.
“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” është shprehur mjekja që po kujdeset për dhëndrin.