Akuzohet për përdhunim, dënohet të lajë për 6 muaj gjithë rrobat e fshatit me shpenzimet e veta

Një person i akuzuar për përdhunim në Indi, duhet të blejë detergjentë dhe të gjitha materialet e nevojshme për larjen dhe hekurosjen e rrobave të bardha për 6 muaj.

Ai është liruar me kusht me kusht, po duhet të lajë dhe hekurosë me shpenzimet e veta të gjitha rrobat e grave në fshatin e tij për gjashtë muaj.

Lalan Kumar, një 20-vjeçar, rrobalarës në profesion, do të duhet të blejë detergjentë dhe të gjitha materialet e nevojshme për larjen dhe hekurosjen e rrobave për rreth 2000 gra në Major, fshatin e tij në Indinë verilindore, sipas vendimit të gjykatës që u bë e njohur sot.

Santos Kumar Singh, një oficer policie Madhubani në Bihar, tha për AFP se Kumar ishte arrestuar prillin e kaluar, kryesisht për tentativë përdhunimi.

"Të gjitha gratë në fshat janë të kënaqura me vendimin e gjykatës," - tha Nasima Hatun, duke folur në emër të këshillit të fshatit.

“Është një vendim historik. Do të forcojë respektin për gratë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e dinjitetit të tyre" - tha Nasima Hatun, një nga zyrtaret e fshatit që do të mbikëqyrë Lalan.

Fshatarët vlerësojnë se ky vendim do të ketë një ndikim pozitiv duke e bërë krimin kundër grave një temë debati dhe diskutimi publik në komunitetin e tyre.

Në Indi ligjet janë bërë më të rrepta për përdhunuesit pas përdhunimit në grup të një gruaje të re në vitin 2012 në New Delhi. Rasti shkaktoi tronditje në të gjithë botën.

Më shumë se 28,000 përdhunime u raportuan në vend në vitin 2020. Policia prej kohësh është kritikuar se nuk ka bërë aq sa duhet për të parandaluar krimin e dhunshëm dhe për të sjellë autorët e sulmeve seksuale para drejtësisë.