Vdekja misterioze e blogeres, FBI lëshon urdhër arrest për të dashurin e 22-vjeçares
FBI ka lëshuar një urdhër arresti për të dashurin e Gabby Petito për "përdorimin e pajisjeve të paautorizuara" pas vdekjes së saj.
Aktakuza thotë se Brian Laundrie përdori një kartë debiti dhe një numër PIN për llogaritë që nuk i përkisnin atij midis 30 gushtit dhe 1 shtatorit (periudhë kur Gabi rezultonte e zhdukur).
Aktakuza e lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Wyoming thotë se Laundrie ka marrë mbi 1.000 dollarë (730 £) me transaksionet e kartës së debitit.
"Ndërsa ky urdhër arresti lejon zbatimin e ligjit për të arrestuar Laundrie, FBI dhe partnerët në të gjithë vendin vazhdojnë të hetojnë faktet dhe rrethanat e vrasjes së zonjës Petito," tha agjenti Special i FBI në ngarkim Michael Schneider në një deklaratë.
Trupi i 22-vjeçares u gjet të dielën (19 shtator) në një parku që çifti e kishte vizituar më parë.
Aktualisht nuk dihet vendndodhja e të fejuarit të blogeres fatkeqe. Familja e tij thotë se ai është parë për herë të fundit më 14 shtator.
Çifti kishte udhëtuar për disa javë para se 23-vjeçari Laundrie të kthehej në shtëpi në Florida vetëm me furgonin e tyre të bardhë më 1 shtator.
Ai nuk kontaktoi policinë ose familjen Petito kur u kthye i vetëm, fakt që ngre dyshime se ai mund të ketë gisht në zhdukjen dhe vdekjes e së fejuarës.


