Punëtorët e tubave të gazit gjejnë eshtra 800-vjeçare në Peru

Arkeologët peruanë po analizojnë eshtrat qindra-vjeçare të tetë njërëzve, të zbuluara në qytetin e lashtë Çilka. Ata ishin varrosur në një varr të përbashkët me ushqim dhe instrumente muzikore, rreth 800 vjet më parë. Zbulimi hedh dritë mbi historinë parahispanike të qytetit të lashtë peruan.

Një varr masiv është zbuluar në qytetin e lashtë peruan Wilca, rreth 60 kilometra  në jug të Lima-s, ku u gjetën eshtrat e tetë njerëzve, mes tyre dhe fëmijë, të varrosur rreth 800 vjet më parë. Ishin punëtorët që po vendosnin tubat e gazit që gjetën eshtrat.

“Trupat e të rriturve dhe fëmijëve ishin mbështjellë me material bimor, me misër, pjata dhe një shumëllojshmëri intrumentesh frymorë, si flautët, të vendosur rreth tyre,” tha Cecilia Camargo, një arkeologe e punësuar nga kompania e gazit “Calidda”, punëtorët e së cilës bënë zbulimin.

"Është një zbulim i rëndësishëm që na jep më shumë informacion në lidhje me historinë para-hispanike të Chilca," tha studiuesja.

Punëtorët e tubave të gazit gjejnë eshtra 800-vjeçare

Nuk është hera e parë që bëhen zbulime të tilla në Çilka. Në vitin 2018, e njëjta kompani gjeti 30 eshtra në dy dhoma varrimi. Ligji peruan i detyron kompanitë që kryejnë gërmime, të kenë arkeologë, pasi mbetjet parakolumbiane shpesh shfaqen në nëntokën e bregdetit peruan.

Sipas hetimeve, banorët e parë të asaj pjese të bregut peruan u vendosën në Çilka. Në vitin 1960, u zbuluan mbetje të vjetra 3,750 vjeçare, të tilla si varreza dhe kasolle që formuan një fshat me mure kallamishtesh, të mbuluar me shtrat ose bar.

Eshtrat dhe enët e varrimit të zbuluara do t'i dorëzohen Ministrisë së Kulturës, e cila do të përcaktojë se ku do të ekspozohen.