Kërkohet shkarkimi i Biden për keq-menaxhimin e emigracionit dhe Afganistanit
Grumbullimi i mijëra refugjatëve në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës e ka revoltuar opozitën e cila tani kërkon shkarkimin e presidentit, Joe Biden.
Katër republikanë i kërkuan Kongresit të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit amerikan, për tri arsye: për mosndërhyrje në situatën e pasigurt në kufirin jugor, për tejkalim të kompetencave që i njeh ligji kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, dhe për tërheqjen e beftë nga Afganistani, që u rrezikoi jetën njerëzve gjatë evakuimit dhe ia la vendin në dorë talibanëve.
Dhoma e Përfaqësuesve kontrollohet nga demokratët të cilët kanë edhe pushtetin.
Nisma e katër opozitarëve pritet të mos merret parasysh siç ka dështuar edhe një tjetër përpara saj, por kongresmeni republikan, Bob Bigs, i cili është nismëtar i kërkesës për shkakrim, thotë se dinamikat mund të ndryshojnë në vitin 2022 kur SHBA-ja mban zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin.
Nisma vjen në kohën kur sondazhet zbulojnë një rënie të mbështetjes popullore për presidentin Bajden.
Sondazhi i kompanisë "Gallup" tregoi se 53 për qind e amerikanëve janë kritikë ndaj kreut të shtetit dhe 43 për qind e pëlqejnë, hendek i madh ky krahasuar me presidentët e tjerë, me përjashtim të ish-paraardhësit Donald Trump.
Biblioteka Njerëzore që nuk ka libra...
23 Shtator, 13:12

