Hamiti: BE duhet të dilte e të thonte se Serbia e ka gabim për çështjen e targave
Profesori Muhamet Hamiti ka folur për RTV Ora, lidhur me akuzat e Beogradit ndaj Prishtinës, duke thënë se Serbia nuk është e interesuar për zgjidhje në Kosovës sepse ka vite që vë kufizime ndaj Kosovës.
Sipas tij, një marrëveshjeje në vitin 2016 përcakton se duhet të kishte një reciprocitet për targat që duhet zbatuar, por Serbia kështu ankohet sepse do të zvarrisë dialogun për njohje.
Hamiti: Serbia nuk është e interesuar për zgjidhje në Kosovës sepse ka vite që vë kufizime ndaj Kosovës. Sipas një marrëveshjeje në vitin 2016 duhet të kishte një reciprocitet për targat. Serbia kështu ankohet sepse do të zvarrisë dialogun për njohje. Ndoshta dërgim i forcave speciale mund të bëhej më mirë, sidoqoftë shteti ka informacionet e veta prandaj është vënë në punë kjo forcë speciale. Sepse në këtë pikë Serbia po e tej dramatizon çështjen.
Heqja e targave do të garantonte një liri lëvizjeje mes dy vendeve, por Serbia duhet se nuk e ka një qëllim të tillë. Vendet evropiane duhet të kishte dalë hapur dhe të thoshte se Serbia e ka gabim, por nuk e kanë bërë duke përdorur një zhargon diplomatik. Nga ana e Serbia do të gjejë çdo shkak për ta tensionuar situatën.
Petkoviç: Veprimet e Kurtit "shkatërrojnë paqen në rajon"
22 Shtator, 18:42
Hamiti shtoi se ka vite që perëndimi ka aplikuar një stabilokracie kundrejt Ballkanit Perëndimor, prandaj Serbia mendon se është një vend kyç ne rajon.
Hamiti: Serbia mendon se është një vend kyç në Ballkan dhe këtë qëndrim e kanë fituar edhe nga trajtimi që kanë marrë nga BE dhe vendet e tjera. Ka vite që perëndimi ka aplikuar një stabilokracie kundrejt Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe ekipi i Kurtit duhet të bëjë sa më shumë për ta çuar para dialogun, sepse Serbia po vepron duke e çuar në favorin e vet atë.

