Zbulohet parcela me kanabis në periferi të Tiranës, arrestohet 47-vjeçari. Procedohet nipi i tij dhe kryeplaku i fshatit
Një person ka rënë në pranga dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë pas zbulimit të një parcele të mbjellur me bimë narkotike kanabis sativa. Operacioni u zhvillua nga policia e Tiranës, ku forcat e komisariatit numër 4, kanë ndërhyrë në zonën e Zall-Bastarit duke vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, kishin kultivuar një sasi kanabisi.
Ka rënë në pranga Ferid Dedej, 47 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njesisë Administrative Dajt Tiranë.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. Dedej, 17 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njësisë Administrative Dajt Tiranë’
Abaz Gjediku, 53 vjeç, banues në Shëngjin i Vogël njësia Administrative Zallbastar, me detyrë kryetar (kryeplak) i fshatit, për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Ndalimi shtetasit Ferid Dedej, u bë pasi në bashkëpunim me nipin e tij të mitur A.D (të cilin e ka shtyrë në krim), në vendin e quajtur “Shëngjini Vogël Zallbastar, janë autorët e kultivimit të një sasie të bimëve të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Cativa”, me lartësi deri në 1.5 metër, nga të cilat u asgjësuan, në vendin e ngjarjes, me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale gjatë kontrollit banesës së shtetasit Ferid Dedej, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
3 (tre), radio marrëse dhënëse, që përdoreshin nga autorët gjatë kohës që shërbenin në parcele.
1 (një), armë e ftohtë thikë,
– 4 (katër), telefona celularë dhe disa veshje që shtetasit, kanë përdorur për t’u kujdesur për bimët narkotike./ Ora News/

