Kantieret e ndërtimit nuk kanë ditë pushimi

Ndërtimet shumëkatëshe në kryeqytet dhe lejet e dhëna nga Bashkia, duke shkelur shpesh dhe distancat urbane janë kthyer në shqetësim jo vetëm për ndotjen dhe zhurmën që sjellin edhe gjatë fundjavës por edhe nga rreziku i punëtorëve nga lartësia apo dhe i banorëve që u duhet të kalojnë aty. Jo vetëm qytetarë të thjesht por edhe zv.kryeministri Erjon Braçe kanë denoncuar problematika të tyre.

 “Sa të duash ka zhurma, është bërë Tirana nuk hyn në punë”- shprehet qytetarja.

Ndotja dhe zhurmat nga kantieret e ndërtimit janë kthyer në shqetësimin për banorët e kryeqytetit, por edhe figura të politikës. Një tjetër denoncim ka ardhur nga ish zv. kryeministri Erion Braçe për  rrezikun e punëtorëve nga lartësia por edhe për banorët që kalojnë aty. Punohet jo vetëm gjatë javës, por edhe të dielave.

Fëmijët janë ata që e ndjejnë kërcënimin nga punimet per ndertimie palalteve shumekateshe.

“Janë të rrezikshme sepse mund të bjerë një gjë. Ne kemi shtëpinë afër dhe shikojë se bien gur ndonjëherë."- shprehet ajo. 

Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë në rrugën “Faik Konica”në një pallat ndërtimi ra nga lartësia një punëtor 50 vjeçar i cili mbijetoi pas ndihmës mjekesore.

Përsa kohë Bashkia e Tiranës është në dijeni të problematikës se punimeve pa kriter  dhe kantiere qe nuk respektojne shpeshherë distancat urbane, rrezikshmëria për qytetaret mbetet aty.

Edhe pse kanë raportuar here pas here dhe në media shqetësimet e tyre banorët thonë se askush nuk ndërhyn.

“Nuk vendoset nga ne, ne as nuk i duam as nuk i ndalojmë. Jemi të shqetësuar patjetër.”- shprehet qytetarja./Ora News/