Listë kërkesash qeverisë “Rama 3”: Rritje pagash e pensionesh, punësim, e investim në arsim

Pas betimit të “Rama 3” qytetarët i drejtohen qeverisë me një listë kërkesash për mandatin e ri 4 vjeçar. Të pyetur për Ora News shumica thonë se rritja e pagave e pensioneve, punësimi e arsimimi i të rinjve duhet te mbeten përparësi për zhvillimin ekonomik dhe frenimin e ikjes se shqiptareve

E votuan me 25 prill për një mandat të tretë, i dëgjuan dhe programin, panë edhe betimin e Rama 3, e tani presin zbatimin e politikave për garantimin e një jetese më të mirë për ta.

Nëse qytetarët do të ishin hartuesit e programit qeverisës  për katër vitet në  vijim, çfarë do të renditnin ata në krye të listës?"

“Prioritetet, përparësitë që do ishin do të ishte bujqqësia, turizmi, shteti i së drejtës, këtu çalon çdo gjë, ne jemi edhe më keq se në dikaturë. Asokohe nuk vdiste njeri për bukë. Sot është e tmerrshme”

‘Rritja e pensionit’

“Pensionet, pagat”

‘Vetëm për pensionin nuk u fol, asnjëherë”.

“Të kudjesen për vendin”- shprehet qytetarët.

Arsimi garanton zhvillimin e vendit thonë qytetarët ndaj duhet parë me perparësi.

“Arsimi nuk është më ai i dikurshmi, buxheti i Shqipërisë, shkonte deri në 13% të prodhimit të brendshëm bruto, tani është 2,8%. Është e turpshme me kaq pak para që jepen për arsimin, ku dihet që zhvillimi i një kombi kalon nga arsimi.”

E ajo çka kërkojnë më së shumti shqiptarët është punësim,çka do të frenoj largimet massive drejt Europës.

"Shteti që t’i garantojë, duhet t’i punësojë, t’ju gjejë vende pune, t’u rrisin pak pagat. Aty merr më shumë dhe interesi është më i madh.

“Punë vetëm punë, dhe jemi në rregull."- shprehen qytetarët.