Fier, po transportonte emigrantë të paligjshëm, prangoset 42-vjeçari

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier.

Ky person në aksin rrugor Tepelenë-Fier, u kap duke transportuar me automjetin tip "Benz", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

“Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit "JAD 21", si edhe në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 42 vjeç, banues në Tepelenë.” – njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".