Vlorë, kapet me sasi kanabisi me vete, prangoset 27 vjeçari
Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në Vlorë.
Ai u arrestua në lagjen "Isa Boletini", Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën 440 gr lëndë narkotike cannabis sativa.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "Isa Boletini", Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

