Nuk jemi kriminelë duam bukën e gojës” RTV Ora me punëtorët e bllokuar në Han të Hotit
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 15 Shtator 2021, 14:26
RTV Ora ishte në Han të Hotit për të ndjekur nga afër situatën në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të masave të reja për të kaluar drejt Malit të Zi.
Sërish punëtorët shqiptarë ditorë u kthyen mbrapsht dhe nuk i njihen as testet anticovid dhe as vaksinat e kryera në shtetin shqiptar.
Në orën 05:00 e mëngjesit të 15 shtatorit në pikën doganore ishin me dhjetra punëtorë ditorë I ishin drejtuar pikës doganore por janë kthyer mbrapsht
“Jam çuar që në 03:00 të mëngjesit e po shkojmë për bukën e gojës. Nuk jemi kriminelë siç na ka bërë Edi Rama” thonë disa punëtorë.
